Sunday, September 23, 2012

Arritjet e Zogut si mbret (1928-1939 )


Eksperimentimi I veshtire dhe I shkurter I Shqiperise ne demokraci nuk dha rezultate per zgjidhjen e problemeve te saj.Disa krijuan pershtypjen se vetem nje qeveri e centralizuar monarkiste mund te jepte nje zgjidhje.Ne vazhden e  ketyre ngjarjeve, ne Shtator 1927 Shqiperia u shpall mbreteri e trashegueshme, parlamentare dhe demokratike.Ahmet Zogu u shpall mbret I shqiptareve, e jo mbret I Shqiperise.Titulli dukej mese I pershtatshem, pasi emri Zogu perkonte me shqiponjen e zeze dykrenare te flamurit, dhe Ishte mbret I popullit te vet. Ky dallim duhet te kete qene mese I kuptueshem per Greqine dhe Jugosllavine, te cilet padrejtesisht kishin aneksuar tokat e shqiptareve, bashke me popullsine.
U krijua keshtu mbreteria me e re ne Europe.Kjo u pasua me ndryshime  qe I shkonin per shtat nje mbreterie, packa se binte ne kontrast me  gjendjen e mjerueshme te Shqiperise.Kostumet formale ishin elegante.Pallati mbreteror ishte I rrethuar me mure te larta dhe festat qe organizoheshin ishin porsi ato te mbreterive te huaja, me gosti, shampanja, akullore nen shandanet me qirinj vezullues.U ngriten ndertesa  moderne.Bulevardi “ Zogu I” ne Tirane ishe I gjere dhe I shtruar bukur, mirepo ne te nuk kaloshin vecse karroca te ngarkuara, bicikleta apo gomere.Ai menjehere mbaronte ne nje rrepire, ku niste lagjja  e varfer e qytetit.
Mbreti Zog arriti te vinte ligjin dhe rregullat ne nje vend qe nuk I kishte njohur fare ato.Brenda shtate vjetesh xhandarmeria spastroi vendin nga kusaria.U nxorr jashte ligjit zakoni tradicional dhe I prapambetur I gjakmarrjes ne Veri . Ai ia doli mbane atje ku Turqit kishin deshtuar, pasi c’armatosi nje popull I cili se kishte ndare pushken nga vetja.U miratua kodi I pare penal dhe civil.Struktura shoqerore ishte e vjeteruar.Dalloheshin vetem dy klasa te popullsise.Nderkohe qe  motoja e Fan Nolit  e kishte udhehequr  popullin drejt “Lirise, barazize dhe vellazerise”, Zogu ishte I  vendosur per te mos vene dore mbi strukturen e popullsise per shkak te trazirave ne gjirin e popullsise.
Zogu trashegoi nje shoqeri agrare.Metodat bujqesore ishin te prapambetura dhe gjysma e tokave pjellore iu dhane shtete fqinje.Zogu u mor fillimisht me tharjen e kenetave malarike si ajo e Maliqit.Gjithashtu qeveria e ij nxiti futjen e te rinjve ne Shkollen Bujqesore te Kavajes, te themeluar nga nje agjenci amerikane, Fondacioni I Lindjes se Aferme.Askush tjeter ne Shqiperi nu k ishte perpjekur me pare per njohuri bujqesore.Te rinjte u pergatiten rreth permiresimit te farave,pleherat, ujitjen, permiresimin racor etj.
Ne aspektin industrial , Shqiperia ishte nje nder vendet me pak te zhvilluara ne bote.Burimet natyrore ekzistonin por ishin te pashfrytezuara.Per “fat te mire”  jetesa e shumices se popullisese ishte fare e thjeshte dhe nevojat ishin te pakta, ndaj dhe sasia e importeve, megjithese shume me e madhe se ajo e eksporteve nuk ishte shume e larte.Qeveria e Zogut ngriti centrale elektrike ne disa qytete te medha.Ne qytetin e elbasanit u be prova e pare e dritave elektrike te rrugeve, nje mbremje te vitit 1934.U ndertua hidrocentrali I pare, ne Vithkuq afer Korces.
Transporti ishte fare  I prapambetur; nuk kishte asnje kilometer hekurudhe, kurse lumenjte ishin te palundrueshem.Qeveria ndertoi disa pista te pashtruara per sherbimin ajror postar dhe te pasagjerve.U ndertuan shume ura.Numri I tyre u rrit nga 360 ne vitin 1921 ,ne 2674 ne 1936.Qeveria  mundesoi nje system te mire te komunikimit nepermjet sherbimit te poste- telegrafit , mirepo sherbim te pershtatshem telefonik kishte vetem xhandarmeria.
Me 1936 u krijua ne nivel kombetar Enti kombetar I Turizmit per nxitjen e turizmit.Kjo agjenci lehtesoi ceshtjen e pasaportave dhe vizave, u perpoq per permiresimin e rrugeve dhe transportit, per modernizimin e hoteleve, inventarizimin e vendeve historike e piktoreske dhe per pergatitjen e hartave dhe te filmave dokumentare.Numri I turisteve ne vitin 1937 u rrit ne 5936, nga  3742 qe ishte ne 1936.
Ne vend kishte problem serioze ne lidhje me shendetesine.Me huate e Italise,  qeveria permiresoi spitalet ne cdo qender prefekture dhe ngriti klinika ne disa qytete te medha.Me 1932, gazeta “New York Herald Tribute” njoftonte se “Spitali  I ri me 250 shtreter ne Tirane ka dhoma operacioni dhe sektor radioskopie qe jane fjala e fundit nga Berlini” .Ndihma u dhane dhe nga Kryqi I Kuq Amerikan.U ngriten klinika per femijet dhe nenat, meqense  numri I vdekshemerise foshnjore ishte mjaft I larte.
Meqenese  ne shumicen e familjeve, te gjithe pjestaret detyroheshin te punon ne ore te zgjatura neper fusha ose ne dyqanet e vogla. Shkollimi I femijeve dukej nje luks I panevojshem.Qeveria u perpoq te eliminonte propaganden shkombetarizuese qe ishte e pashmangshme ne shkollat e agjencive te huaja dhe percarese.Umbyllen shkollat greke,rumune e turke.Per te luftuar analfabetizmin u hapen reth 500 klasa te vecanta qe e rriten numrin e njerezve qe dinin shkrim dhe kendim nga 5 perqind ne 15 perqind.U permiresua Liceu I Korces, Normalja e Elbasanit, shkolla Bujqesore e Kavajes, shkolla Teknike ne Tirane etj.Meqenese arsimi I larte  nuk ishte I mundur Brenda vendit, nga shteti u dhane rreth 60  bursa cdo vit per studime jashte vendit.Dialektet e ndryshme I ndanin shqiptaret ne ato te Veriut dhe ato te Jugut.Per bashkimin e popullsise qeveria I beri thirrje te gjithve te perdornin dialektin e Elbasanit.Nisen te botoheshin gazeta si “Ilyria” dhe “Perpjekja shqiptare” . Jeta kulturore nisi te lulezonte.
Ndonese mbreti Zog ishte nje mysliman I mire, nguli kembe qe shteti te ishte asnjanes, pa fe zyrtare, dhe qe ushtrimin e lire te besimit duhet ta gezoshin te gjitha fete.Qeveria dhe sistemi shkollor nuk duhet te mbante anen e asnje besimi.Ata vune si fe shqiptarine, duke I quajtur nenpunesit dhe mesueit si apostuj dhe misionare.Simbolet e shenjta shqiptare nuk ishin kryqi dhe gjysmehena, por flamuri dhe mbreti.Himnet qe idealizonin kombin, Skenderbeun, heronjte e luftes mbizoteronin oret e muzikes neper shkolla.Pjesa e pare e leximit ne shkollat filore niste me fjaline :“Une jam shqiptar.Vendi im eshte Shqiperia”
Ne mars 1937 u mor nje hap gjigand drejt emancipimit te gruas.Parlamenti I tij I reformuar ndaloi poligamine dhe percen tradicionale per grate muslimane.U organizuan kurse mesimore vecanerisht per grate, ku vihej theksi te higjena familjare, punet shtepiake dhe rritja e femijeve me nje fryme te re lirie.
Lordi Donogal I Britanise beri nje udhetim neper Shqiperi ne vitin 1938. Ne shkrimin e tij ne gazeten “Sunday Dispatch” ai shprehu habine e madhe  qe kushtet e jeteses ishin shume me te mira se ajo qe ishin raportuar me pare.Rruget ishin me te gjera se te Jugosllavise.Qytetaret ishin te veshur mire dhe te sjellshem.Ne Tirane, kishte hotele te klasit te pare, ushqim te mire, dyqane me parfume, filma per aparatin e tij fotografik Laika dhe orendreqes te mire.Ai u shpreh pozitivisht per aeroportin e Tiranes, per grate e cliruara nga percja, per qytetin- port te Durresit dhe se fundmi per sjelljen dashamirese te njerezve.
Shume mbreter , ashtu si male, mund te vleresohen me mire nese shihen nga larg.Ne mendimin tim, qeverisja e Zogut perben nje periudhe me rendesi te madhe per historine e Shqiperise.Ne katermbedhjete vjetet e qeverise se tij kombetare  u arrit shume.Ne menyre te permbledhur them se u arrit zhdukja e percarjes dhe konsolidimi i popullsise se copezuar.U zhvillua ndergjegja kombetare per identitetin shqiptar.U hodhen themelet e ingranazhit qeveritar dhe vendi u pershkua nga nje fryme e re zhvillimi.Hartimi I reformave ne leter, vertete nuk eshte dicka e lehte, por venia ne zbatim e tyre eshte akoma me e veshtire.Edhe pse Zogu u veteshpall mbret, ai nuk u tregua asnjehere mizor.Ai I shtypi rivalet e sfiduesit politike, por me se shumti me ane te internimit, jo ekzekutimit. Mbreteria e tij pati nje karakter demokratik dhe per mendimin tim  ka  plotesuar nje kapitull te ndritur te historise shqiptare.

Bibliografia
Jacques, E. (1995). Shqiptaret.
                                                                                                                                                                               Punoi : Resa
                                                                                                                                                  Shkurt 2012

1 comment: