Tuesday, December 3, 2013

ESE: Familja IME dhe UNE

Vijmë në jetë si engjëj jo të kotë,vijmë në jetë si një shpirt i ri,vijmë në jetë për të lumturuar dy persona e për t’ia bërë jetën atyre më perfekte,vijmë në jetë..eh,më saktë erdha në jetë,erdha në jetë nga dy njerëz të mrekullueshëm,nga një dashuri e pafundme dhe sot jam kjo që sheh cdo person tjetër,cdo njeri është i vecantë,cdo njeri shpesh nuk është ai që duket ne pamje të parë..Shpesh gënjehemi nga pamja e parë dhe biem pre e një iluzioni të gabuar e plot imazhe fallco. Të flasësh për dikë është tepër e vështirë,prandaj si fillim duhet të flasim për veten tone. Kush jemi në të vertetë...si erdhëm në këtë botë mizore por nga ana tjetër tepër madhështore. Të flasësh për veten gjithmonë duhet ti drejtohesh unit tënd si të ishte një person tjetër. E kam parë veten time të rritet e kam qenë e vetmja që i jam gjendur pranë,jam e vetmja që di cdo gjë që do,cdo gjë që urren..cdo gjë për të cilën do të dhuronte jetën. Vetëm unë mund të flas për ty sepse unë jam TI. Po rritesh,dhe unë të kam parë të rritesh,cdo ditë,se kam jetuar me ty cdo sekondë timen,kur ke qenë mire dhe kur ke qenë keq,kur ke pasur aq shumë njerëz përqark dhe kur ke qenë plotësisht vetëm. Njoh ata që të duan dhe ata që nuk të duan,njoh njerëz që të urrejnë dhe iu buzëqesh,sepse realisht kanë dhënë një kontribut të konsiderueshëm që ti të bëhesh ti. Dhe e di? Jam krenare për ty,sepse je krejt e zakonshme dhe njëherazi krejt e vecantë ,sepse di të vesh maska për të fshehur atë që ndjen,sepse ti më mirë se kushdo ke ditur gjithmonë ta mbulosh dhimbjen me një buzëqeshje dhe ta sfidosh atë. Jam krenare sepse ke kaluar aq shumë sfida dhe qëndron akoma e fortë,dhe dukesh kaq e pathyeshme,të admiroj! Jam krenare për ty dhe do doja të isha ti,dhe eshte privilegji im që jam Ti. Jam ajo vajza e ndrojtur në pamje të pare,jam ajo që qesh në castet më të bukura të jetës,jam ajo që di të falë ndoshta edhe për gabimet më të mëdha e mizoritë e kohës. Mund të quhet e padrejtë të flasësh për veten pasi gjithmonë tregojmë vetëm anën e mirë.. Por jo...ndal kohën për një cast dhe tregoj anët e mia më të errëta që askush përvec vetes time nuk i di. Jam ai tipi që qëndron i heshtur gjatë gjithë kohës por në castin që më lëndojnë di të shfaq anën negative,por të shfaqësh anën negative për një moment nuk do të thotë të jesh e tillë gjthmonë pasi të mbrosh veten është njësoj si të lejosh dikë të fluturojë në qiellin e pafund i lirë per t’u kthyer më pas në castin që do për ta bërë jetën më superiore në cdo aspekt.

Nga: Ina Duhanxhiu, Elbasan

6 comments:

  1. Clidhje kishte eseja me titullin "Familja Ime dhe Une" ? Ktu u fol vetem per veten dhe jo per familjen ...
    Per sa i perket eses me pelqeu shum por ska lidhje me temen ndaj duhet te ndryshosh titullin e eses.

    ReplyDelete
  2. shume e bukur po ska lidhje me titullin gjithsesi me pelqeu shume :)

    ReplyDelete
  3. Eseja eshte shume e mire sepse e ke shkruar ate qe eshte e vertet ne jeten reale po vetem titulli nuk i pershtatet.

    ReplyDelete
  4. CDO gje qe ke shkruajtur ishte shume interesante por kur e pashe Yemen pasi me duhet me patjeter ne ESE) une mendova se do te flitej per vlerat dhe detyrat e caktuara te CDO anetari ne familje por kjo qe ishte shkruajtur duhet te kishte Yemen"jeta ime"

    ReplyDelete
  5. CDO gje qe ke shkruajtur ishte shume interesante por kur e pashe Yemen pasi me duhet me patjeter ne ESE) une mendova se do te flitej per vlerat dhe detyrat e caktuara te CDO anetari ne familje por kjo qe ishte shkruajtur duhet te kishte Yemen"jeta ime"

    ReplyDelete
  6. ËSHTË E MREKULLUESHME TË FLASË TË MREKULLUESHME PËR DR DAWN. Unë jam Vanessa Canga. Kam pasur një bashkim të bukur me burrin tim dhe kam ndarë lumturinë, ngrohtësinë dhe dashurinë e vërtetë. Ne jetuam së bashku për 10 vjet dhe patëm dy fëmijë. Pak muaj më parë filluam të kishim probleme pafund dhe zënka të vazhdueshme. Shtëpia ishte plot me pakënaqësi dhe fëmijët e mi gjithmonë qanin duke na parë të ziheshim gjatë gjithë kohës. Më në fund, ai u largua dhe na ndërpreu të gjitha mjetet për të komunikuar me të. Bëra gjithçka që munda për ta rikthyer për shkak të asaj se sa shumë e doja, por pa dobi. DR DAWN më erdhi në ndihmë kur e kontaktova dhe më zbuloi se një grua qëndronte pas problemeve që kisha dhe ai më premtoi se do të më ndihmonte, gjë që e bëri kur ndoqa procedurat e tij të punës. Burri im u kthye në shtëpi tek ne dhe ne shpikëm gjëra. Ne jetojmë përsëri të lumtur së bashku. DR DAWN mund t'ju ndihmojë gjithashtu. kontakto me të përmes WhatsApp: +2349046229159
    Email: dawnacuna314@gmail.com
    *Nëse dëshironi të ribashkoheni me burrin/gruan tuaj.
    *Nëse dëshironi të keni një martesë/marrëdhënie paqësore.
    *Nëse keni nevojë për magji për të mbetur shtatzënë/shtatzënë.
    *Nëse dëshironi të trajtoni infertilitetin.
    *Nëse doni të hakmerreni/marrëni pronën tuaj.
    *Nëse dëshironi magji promovimi.

    ReplyDelete