Wednesday, January 29, 2014

Ese argumerntuese: Lendet shkencore parapelqehen me shume se ato natyrore.

Shkolla ! Shtepia e dijes !Ajo e cila mban gjithmone dyert hapur,e qe ne “tryezen” e saj servir “ushqimin”me vlera te pacmueshme , dijen ,per te gjithe “udhetaret” te cilet ndalojne aty.Shkolla!.Aty ku zhvillohen shume lende shoqerore,natyrore dhe shkencore,te cilat pasurojne bagazhin tone mendor vit pas viti. Vendi ku kalojme pjesen me te madhe te kohes sone ,si dhe vendi ku hedhim themelet e sigurta per te ardhmen tone.Aty ku bashkohet natyra dhe shkenca,thjesht aty ku mesojme te panjohuren si dhe njohim me mire te njohuren.
Bera nje paranteze per rendesine dhe kontributin e shkolles ne formimin tone intelektual dhe shoqeror,per tu ndalur me pas tek lendet qe zhvillohen,tek premisat,aspiratat apo tek te preferuarat ore ,kjo edhe ne varesi te vullnetit ,deshires apo thjesht gjetjes se vetvetes tek nje lende e caktuar. Nje rol te rendesishem luan ajo se cfare ne “enderrojme” apo presim nga vetja ,per nje te neserme,karrierre apo profesion. Shpesh-here ne ,nxenesit nuk shkelqejme ose nuk jemi “elitare”ne te gjitha lendet,por mbajme me me “hater”,ato lende ku ne japim maksimumin tone,dhe kete gje e bejme me deshire. Shume priren drejt lendeve natyrore:fizike,kimi,biologji te tjere priren te lende ekzakte ,shkencore :matematika. Po pse ne pergjithesi nxenesit priren me shume te lendet shkencore,p.sh te matematika dhe jo te lendet shoqerore apo natyrore?Shpesh-he re kemi degjuar shprehjen qe : “Matematika eshte lende me te lindur”te jete e vertet kjo?S’besoj,cdo dite e me shume po vihet re nje tendence drejt zgjedhjes apo mesimit te saj. Ndoshta pikerisht ato misteret e saj ,enigmat e perhershme X dhe Y ,qe asnjehere nuk i gjen,qe ka plot te tille ,te terheqin me misterin e tyre,drejt zgjidhjes. Pikerisht ai X dhe Y i fshehur ne nje ekuacion qe ne pamje te pare te duket krejt i thjeshte ,te mban ngjitur pas vetes per ore te tera ,derisa i gjen,dhe ne fund te japin kenaqesine e fitimit,triumfit te nje cmimi “note te mire”.Pikerisht ky “germim”i se vertetes ,ngjit pas vetes shume nxenes te cilet ju pelqejne veprimet matematikore,me shume sesa fjalet “pergjithsuese” te nje leksioni biologjie p.sh.Ata jane te sigurte qe 1+1 bejne 2 dhe nuk ka variant tjeter dhe nuk ekziston ndonje Njuton,Paskal apo ndonje tjeter te kete thene ndryshe.Pikerisht ,te qenurit strikt ne ate qe thuhet,”te kursen” te mbajturit mend te ligjeve te ndryshme te fizikes,kimise apo biologjise. Lendet shkencore kerkojne pak fjale dhe shume veprime,ndryshe nga lendet natyrore te cilet kerkojne shume fjale.. Nje arsye tjeter mund te jete qe lendet shkencore ka vetem nje variant ne zgjidhjen e problemeve te tyre,,nuk ekziston nje i dyte,e kunderta p.sh mund te ndodhe ne lendet e tjera ku mund te ekzistojne shume variante ne lidhje me nje ceshtje apo nje “ekuacion”te caktuar ,dhe ke veshtiresi ne gjetjen e tij.Tjeter e mire e lendeve shkencore,e cila mund te jete nje arsye qe nxenesit priren me shume tek keto te fundit eshte:Mosmbajtja mend e shume perkufizimeve,termave apo emrav e te autoreve te shumte ,nderkohe qe te matematika ka veprime strikte,fikse dhe ndoshta “ligji”me i rendesishem i cili duhet mbajtur mend eshte “Teorema e Pitagores” e cila edhe kjo ne vetvete mban veprime matematikore,ku edhe po nuk t’u kujtua emri i saj,mjafton veprimi matematikor dhe problemi zgjidhet. Pra nuk nevojitet “mbajtja” mend e matematicienve per te zgjidhur pikepytjet qe mund te lindin. Arsye tjeter mund te jete noshta edhe numri i vogel I “mesuesve” qe ka ekzistuar para disa viteve,te cilet kane dhene lendet shkencore,dhe vihet re nje tendence ne rritje e atyre te cilet kerkojne cdo dite e me shume “ gjetjen” e X apo Y-se.Ndoshta edhe pse lendet shkencore,matematika p.sh nuk kerkon prova laboratorike te biologjise apo te fizikes,reaksione kimike te kimise per te gjetur nese ky element kimik bashkevepron ose jo me el ementin tjeter.,nderkohe qe te matematika te gjitha numrat e “gjejne veten te njeri-tjetri”mjafton vetem te kryhet veprimi mes tyre qofte ky mbledhje,zbritje,shumezim apo pjesetim. Ndoshta sepse llogjika e perdorur ne matematike(jo se mungon te lendet tjera)por rruga deri ne gjetjen e te panjohures ,te terheq ne vetvete,dhe shpesh-here ndoshta i perngjason atyre problemeve qe na parashtrohen dita-dites ,qe edhe pse nuk kane veprime matematikore,duhet te ndjekin nje rruge me “shenja sinjalistike”pra nje vije llogjike deri ne zgjidhjen e problemit,perfundimisht. Gjithashtu nje arsye tjeter mund te jete edhe qe sot,ne kapitalizem,me zhvillimin e ekonomise dhe levrimit te hapesirave te reja per pune,shume nxenes jane te prirur drejt turizmit,ekonomise,

kontabilitetit,apo edhe finances, ku baza ,A-ja e tyre eshte matematika. Pra nje arsye e forte eshte edhe “ftesa”qe ju ben tregu ,per tu bere te sukseshem ne hapat e metejshem,qofte ne bisnes,banke,apo edhe ne inxhinieri ndertimi. Te gjitha keto arsye qe permenda,mes shume te tjerave noshta kane luajtur nje rol thelbesor ne parapelqimin e lendeve shkencore ndaj atyre natyrore,kjo jo per te zbehur rendesine dhe vleren e “natyres” po thjesht qe shkenca ekzakte ka zere me teper vend ne “oazet” e mendjes te secilit prej nesh.
Por pavaresisht kesaj vlen te permendet faktit qe per te qene nje njeri i sukseshem si ne natyre,shkence apo shoqeri duhet te kesh njohuri nga te gjitha,te mbushesh ate “oqeanin” tend te dijes me “pika”njohurie nga te gjitha fushat ,pavaresisht faktit se cilat pika peshojne me shume ne nje te ardhme te afert. Oqeani yne i dijes ka nevoje per “pika” njohurie,sado qe te vogla te jene keto te fundit,sepse pa to ,qofte edhe per mungesen e nje te vetmes do te ndihej i “vogel” dhe jo i afte per te “perplasur valet”ne “brigjet” e jetes. Me nje “oqean” te pasur dijesh do te jemi gjithmone te zote,te afte per tu bere “kapiten”te forte anijesh,(te papriturave qe na vendos jeta).



DERGUAR NGA: MERI TIRANE

Friday, January 3, 2014

ESE Reflektuese: Unë votoj, për vete...

Jetojmë në një shtet i cili është në zhvillim e sipër dhe sfida më e madhe për shtetin tonë është zhvillimi me ritme të shpejta duke u bërë një shtet i zhvilluar. Duhet të pohojmë se për të arritur këtë status duhen kapërcyer shumë “pengesa” të larta dhe dinake, të cilat nëse nuk i kushton vemendjen e duhur, të fusin në kurth dhe detyrimisht, bie në grackë. Prandaj për vigjilencë, përkushtim dhe seriozitet, shteti ynë ka përcaktuar disa “koka të arta” të cilat, përmes propagandimeve dhe fjalëve imponuese, të bëjnë të besosh që mund ta ngrenë shtetin tonë në një nivel të barabartë me shtetet e tjera elitare dhe “kryelarta.” Këto persona, të cilët konsiderohen si persona me mja ft vlerë për qytetarët e vendit, që t’i provojnë popullit sesa të aftë janë dhe sesa aftësi kanë që ta çojnë vendin përpara, kanë vetëm një pengesë në ushtrimin e aftësive të tyre dhe kjo pengesë mund të hiqet vetëm nga populli.
E kam fjalën për votën, të cilën unë personalisht e konsideroj si një “kult” mjaft të shenjtë për mbarëvajtjen e vendit tonë, pasi vota është synimi i përbashkët i qytetarëve drejt zhvillimit. Se kush më intereson mua për të votuar nga këto “misionarë të së ardhmes”, ajo është puna ime. Është e drejta ime të votoj kë të dua dhe për zgjedhjen time kam arsyet e mia pavarësisht se ç’mund të mendojnë të tjerët. Ëshë detyra e këtyre “misionarëve” që t’ia imponojnë votën kundrejt tyre, qytetarëve. Kjo është zotësia e tyre, por detyra ime është që t’i besoj njërit prej tyre duke i dhënë “çelësat e shtetit” në dorë për n jë jetesë më të mirë. Ajo ç’ka më intrigon është se si munden qytetarët që të “shesin” votën e tyre pa patur asnjë pikë turpi e pa i vrarë ndërgjegja. Vota është e lirë, e përgjithshme, e barabartë për të gjithë, e drejtpërdrejtë dhe e fshehtë. Vota është e vetmja pronë e qytetarit, duke filluar nga më i varfri deri te më i pasuri, me anë të së cilës mund të bëhesh shkak për zhvillimin e vendit tënd, pa patur asnjë lloj detyrimi monetar. Prandaj them se vota është e shenjtë, pasi lejon cilindo të marrë pjesë në luftë, por pa u dëmtuar. Dihet se vota të cilën unë ia besoj atij që mendoj se përmbush kriteret për ta çuar shtetin një shkallë më sipër, pres të më kthehet në vepra, por kjo nuk do të thotë se gjithmonë dal i fituar me vendimin tim. Ka raste dhe kur zhgënjehem, por kjo nuk do të thotë se unë nuk ia vlen të votoj më. Përkundrazi, kjo më shtyn që të rrezikoj dhe të votoj për “dikë” tjetër, i cili ka një program më të besueshëm dhe më të realizueshëm drejt zhvillimit të vendit tim.
Unë votoj për vehte sepse nëpërmjet votës unë përfaqësoj vehten time, pikëpamjen time, besimin për zhvillim dhe integrim. Vota është një letër e vogël për nga përmasat, por e madhe për nga rëndësia, aq e madhe saqë nëse i adresohet personit të duhur, mund të bëjë mrekullira. Prandaj vota duhet të vlerësohet, sepse është prona personale e çdokujt prej nesh, e cila nuk jepet me qera, nuk jepet hua dhe as nuk shitet. Duhet t’i japim votës vendin që i takon, pasi vetëm në këtë mënyrë mund ta ngremë shtetin tonë në piedestal duke e bërë jetesën tonë më frytsjellëse, produktive dhe të drejtë.


NGA: Erblin Zekthi

ESE Letrare: Misticizmi ne zhanrin historik

Misteri, ai element qe i jep jete letersise ne parim, eshte gjithashtu pothuajse inekzistent ne disa rryma te ketij arti. Shkrimet e tipit romance, fantazi, triller e horror e kane mistiken baze te tyren. Sidoqofte nje rryme e ka kete tipar krejtesisht te zbehur, e shpesh here te padukshem. Kjo rryme do te perfshinte llojet e zhanrit historik.
Arsyeja kryesore qe zhanri historik ka nje mungese te forte misteri, eshte sepse historia pak a shume njihet nga pjesa derrmuese e lexuesve. Fundi i ngjarjes dihet. Lexuesit kryesisht nuk kane kureshtje apo deshire te shpenzojne kohe me nje shkrim te gjate, qe ne fund dihet si mbyllet. Sa i mistershem mund te jete „Jul Cezari“ i Shekspirit? Fare. Dihet nga historia se Cezari u vra nga nje komplot prej disa senatoresh romak, te cilet vetequheshin Liberatore, protagoniste prej tyre Bruti dhe Kasi. Shekspiri sjell perseri te shkuaren, duke i qendruar besnik fakteve historike, qe e ben shkrimin pjeserisht jo-mistik. Them pjeserisht sepse misticizmi ne kete rast nuk eshte zhdukur teresisht por ka jetuar vetem ne aspektin e zhvillimit te ngjarjes. Nje shkrim letrar me baze historik, kurre s’mund te merret 100% si i mireqene. Te tilla vepra vertet i qendrojne besnike fakteve qe njeh historia, por trillojne nje alibi te gjate se si u arrit deri ne perfundim, dhe kjo per shkak se askush nuk ka prova fikse per kete ure mes ngjarjeve. Shekspiri trillon dialogjet mes Brutit dhe Kasit, trillon endrren paralajmeruese te gruas se Cezarit dhe trillon shume nga detajet e vrasjes. Pra, kureshtja e nje lexuesi konsiston vetem ne keto alibi jo-reale qe autori simulon per te arritur ne piken ku duhet.

Megjithate, jo gjithe shkrimet letrare me baze historike i humbin vlerat mistike. Mjaft qe te trajtosh nje teme te pakapur me pare, dhe te mos i perqendrohesh historise ne plan te pare, por nje aspekti origjinal te saj. Ismail Kadare tek „Keshtjella“ sjell nje risi krejt origjinale. Synimi i tij kryesor nuk eshte thjesht te jape nje informacion te detajuar si ndodhi rrethimi i Krujes, por te paraqese kendveshtrimin e nje turku per Shqiperine, konkretisht Tursun pashait. Vertet rrethimi mund te mos jete ndonje mister i rendesishem per lexuesin, per arsye se eshte trajtuar ne disa vepra te tjera, por romani ofron me teper se kaq. Ofron te parit e Shqiperise dhe shqiptareve me syte e nje komandanti osman, kur deri dje na jane servirur vetem kendveshtrimet sipas shqiptareve. Perseri ka nje paradoks te konsiderueshem. Kadare s’ka asnje fakt se si nje turk e shihte luften. Fakte sot s’mund te gjejme as sesi vete shqiptaret e shihnin, aq me pak popullsia kundershtare. Perseri trillim. Lexuesi eshte i vetedijshem qe shkrimi nuk ka nje vertetim bindes. Sidoqofte, ideja e dickaje origjinale, qofte dhe jashte reales, e ben lexuesin kureshtar.

A jane te destinuar romanet letraro-historike te mos kene kurre misticizem ne plan te pare? Nje rryme si fiksioni historik, ne te cilin personazhet kryesore jane te trilluar, ama qellimi i shkrimit eshte te nxjerre ne pah nje dukuri te se shkuares, ka me shume gjase te dale i mistershem. Ngjarjet e trilluara kane bazen e vet reale ne histori dhe me disa ‚zbukurime’ pikante nga autori mund te krijojne goxha emocion. Njekohesisht lexuesi behet kureshtar dhe adapton nje sasi te bollshme informacioni nepermjet ketij nen-zhanri. Nje shembull i perkryer eshte „Tre musketieret“, nje novele e famshme qe ben fjale per nje periudhe historike ne France, e ku personazhet paresore jane te trilluar. Eshte nje veper me vleresime nderkombetare, ku balancohet letersia me historine. Kjo novele i ve theksin ngjarjes se trilluar, ama ne sfond paraqet ne menyre perfekte situaten politike ne Francen e asaj periudhe.

Eshte i cuditshem fakti se si nje lexues i cfaredoshem ka me shume kuriozitet per dicka te sajuar, sesa per dicka reale. Shkrimet puro-historike nenvleresohen, konsiderohen te merzitshme. Kjo rrethane i detyron dhe vete historianet te adaptojne ne veprat e tyre letrarizma vetem e vetem qe shkrimet e tyre te lexohen. Ne cdo minute qe kalon pastertia e historise behet me e padukshme dhe kjo eshte per te ardhur keq.



NGA: Kris Hasa