Friday, October 14, 2016

ESE PERSHKRUESE TEMA: Dashuria



Si qenie njerezore nga gjallesat e tjera na dallon arsyeja te cilen e ben te mundur prania e kores se kokes dhe ndjenjat te cilat me se shumti jane nen pergjegjesine e pavetedijes.Jeta ka kuptim sepse kemi mundesi te llogjikojme per veprimet qe kryejme ne disa raste dhe te mosarsyetojme me justifikimin e te qenurit i dashuruar ne rastet e tjera.Me kete dua te theksoj hendekun e madh qe ekziston midis nesh dhe kafsheve te tjera,bimeve apo mikroorganizmave dhe te vleresoj faktin e te qenurit njeri.


Me shpesh priremi te akuzojme jeten per dhimbjet,vuajtjet,peripecite e ndryshme qe kalojme,sesa te jemi mirenjohes per castet e pazevendesueshme te lumturise.Ajo qe ne nuk kuptojme eshte se rruga qe te shpie ne lumturine e vertete dhe rrjedhimisht drejt ngritjes shpirterore sic thekson Skot Pek,eshte e mbushur me te gjitha karakteristikat e lartpermendura dhe si e tille eshte nje rruge neper te cilen rralle shkohet.


Tani me duhet te fokusohem te dashuria dhe jam e mendimit se e vetmja menyre per te folur per dashurine eshte qe me pare t’a kesh kuptuar,t’a kesh ndjere ate.Ne te vertete une mund te flas shume per dashurine duke rene ne perseritje te citateve te njerezve te shquar,por ata kane patur kendveshtrimet e tyre lidhur me kete aspekt dhe e kane perkufizuar ate ne baze te pervojave te tyre jetesore.Neqoftese e shohim ne kete kontekst,atehere une nuk di shume per dashurine dhe njoh pak forma te saj.


Per momentin dashuria me e vecante qe njoh eshte ajo qe te ofron familja,e cila eshte e pakushtezueshme dhe e perjetshme.Po te mos ishte per dashurine qe marrim nga prinderit,por edhe nga pjesetaret e tjere te familjes,ngjyrat me te cilat e veshim realitetin tone vazhdimisht, nuk do te ekzistonin.Ne jemi produkt i nje procesi te gjate disiplinues,ku prinderit tane kane misheruar nje perkushtim ngasheryes,i cili ne vetvete perfaqeson dashurine me gjigande dhe me te sinqerte qe njeh njerezimi qe nga gjeneza e tij.


Gete e thote mjaft bukur se bota pa dashurine do te ishte si xixellonja pa drite,pra thjesht do t’a humbiste kuptimin e saj.Te njejten gje mendoj dhe une,por them t’a shpreh ne nje menyre tjeter. “Dashuria eshte esenciale per ekzistencen e njeriut.” Ne hyrje e bera diferencimin midis njeriut dhe qenieve te tjera te gjalla dhe pa dyshim,kur them njeriu perfshij tek ai aftesine unike per te ndjere.


Une mendoj se te gjithe njerezit e njohin te pakten nje forme te dashurise,madje edhe ata me egoistet,te cilet mund te jene bere te tille nga rrethanat e ndryshme jetesore , e njohin nje forme te dashurise: dashurine per veten te cilen ne e kemi quajtur narcisizem.Ka dashuri per familjen,dashuri per te afermit,dashuri per partnerin,dashuri per natyren,kafshet tona shtepiake,sendet etj.Ka aq shume dashuri saqe pa to,pa maredheniet qe krijon njeriu me cdo gje qe e rrethon,te cilat kane ne baze ndjenjat,imagjinimi i botes behet i pamundur.
Skot Pek thote se ekziston nje ndryshim i madh midis personave qe e duan njeri-tjetrin dhe personave qe e dashurojne njeri-tjetrin.Keta te fundit perfaqesojne dashurine e motivuar seksualisht.Kjo eshte dashuria te cilen ne presim te vije te pakten nje here ne jeten tone,megjithese ajo kurre nuk eshte konceptuar pa sakrificat dhe vuajtjet e te dyja paleve.Dashuri te tilla njerezimi ka njohur plot,por ato me te njohurat jane misheruar ne veprat e gjenive te letersise,psh dashuria e Helenes se Tojes dhe Paridit ne vepren e Homerit,dashuria e Romeos dhe Zhuljetes ne vepren e Shekspirti apo ajo e Florentinos per Fermina Dazen te vepra e Markezit.



Dashuri me permasa kaq te medha gjithmone me kane befasuar dhe shpesh me ka munduar pyetja ne do te me jepet apo jo mundesia per t’a perjetuar dhe une nje dashuri kaq pasionante dhe te palogjikshme njekohesisht.
Nga te gjithe shembujt e lartpermendur arrijme ne konkluzionin se dashuria eshte forca me e fuqishme ne bote,e afte te shkaktoje luftera si ajo midis akejve dhe trojaneve,tragjedi si ajo e veteflijimit te Romeos dhe Zhuljetes apo edhe nje pritje prej me shume se gjysme shekulli,e cila mund t’i rezistoje dhe koherave me te egra.Ashtu sic e perforcon dhe thenia e Viktor Hygos: “Te besosh eshte fuqia e dyte,por e para eshte te duash.”



U perpoqa qe ne kete shkrim te arrija ne nje perkufizim pergjithesues per dashurine,por gjate kesaj rruge kuptova se per aq kohe qe njerezit e perceptojne dhe e jetojne ne menyra te ndryshme dashurine,arritja e ketij qellimi eshte e pamundur.Pra secili mund te jape perkufizimin e tij per menyren se si e kupton ai dashurine.Une nje perkufizim te thjeshte e dhashe pak me lart.
Po perkufizimi yt?

Analize e personazhit te Hamletit


Hamleti ka mahnitur lexuarit per shekuj, dhe gjeja e pare qe mund te themi per te eshte qe ai eshte nje personazh enigmatik. Ka gjithmone dicka me shume ne karakterin e tij sesa ne karakteret e personazheve te tjere ne veper, dhe nje lexues i mire kupton qe asnjehere nuk arrin te kuptojne gjithcka rreth personazhit te Hamletit. Ai ka dicka qe nuk arrihet te shihet “me sy te lire”. Kur Hamleti flet, duket sikur ka dicka te rendesishme qe ai nuk e thote, ndoshta dicka qe ai nuk e di as vete. Aftesia e te shkruarit monologje dhe dialogje qe krijojne kete efekt eshte nje nga arritjet me te medha te Shakespeare.

Nje student universiteti studimet e te cilit nderpriten nga vdekja e te atit,  Hamleti eshte shume filozofik. Ai terhiqet nga pyetje te veshtira, ose te pamundura per t’ju pergjigjur me saktesi. I perballur me evidencen e vrasjes se tea tit nga xhaxhai i tij, evidence qe cdo personazh tjeter ne veper do ta besonte, ai behet i vendosur per te provuar fajin e xhaxhait. Standarti i ‘pertej nje dyshimi te konsiderueshem” eshte i pamjaftueshem per te. Ai eshte njesoj i lidhur me pyetje rreth jetes pas vdekjes, vetevrasjen, dhe cfare ndodh me trupin pas vdekjes, lista eshte e gjate.

Edhe pse ai eshte aq i miremenduar, Hamleti shpesh vepron i nisur nga ngutja e momentit dhe shfaq tipare impulsive, psh kur godet Apollonin pertej perdes, pa pare ende kush fshihej aty. Ai duket te vihet me shume lehtesi ne rolin e nje njeriu te cmendur, duke u sjelle ne menyre te pamenduar dhe me ane te deklaratave te “paqarta”.

Eshte shume e rendesishme te thkesojme se Hamleti eshte ekstremisht melankolik dhe i shkeputur nga ngjarjet politike ne Danimarke dhe nga familja e tij- ne fakt nga e gjithe bota. Ai eshte shume i zhgenjyer nga martesa e shpejte e nenes se tij pas vdekjes se te atit dhe largohet ne menyre te frikshme nga Ofelia, gruaja qe dikur deklaronte se dashuronte. Ne boten e tij, ai shfaq percmim per femrat ne pergjithesi. Ne shume raste ne veper, ai paramendon vdekjne e tij, madje dhe vetevrasjen.